Tiranë, 16 shtator 2017 Kompozitorja fituese e festivalit të RTSH-së me këngën “Përrallë”, Olsa Toqi, është duke marrë pjesë në një nga evenimentet më të rëndësishme të zhanrit operistik kontemporan, siç është “Internacional Opera Giaccomo Puccini” që u mbajt në Lucca. Toqi është përzgjedhur ndër shumë kompozitorë pjesëmarrës nga e gjithë bota në 10-shen më të mirë me anë të projektit të saj operistik, shkruan “Kult plus”. Nën kujdesin e kompozitorit Girolamo D’eraco, Drejtor i Clauster Italia, Toqi ka kompozuar Operan ‘Meladrama’ . Në Shqipëri opera e parë shqiptare “Mrika”, u kompozua më 1958, pak vite më vonë vijoi Skënderbeu dhe më pas nuk pati kompozime të tjera. Pas kaq vitesh Toqi është kompozitorja parë shqiptare që po kompozon Opera.