Opozita: Pa anëtar të opozitës shqiptare në KSHZ, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike!

LEN: Pa anëtar të opozitës shqiptare në KSHZ, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike!

Nëse institucionet shtetërore mbajnë peng pozitën e anëtarit të KSHZ-së dhe nuk zgjedhin anëtar të propozuar nga opozita, për këtë do të informohen ambasadat e huaja. Kështu thonë nga Lidhje Evropiane për Ndryshim (LEN) të cilët kërkojnë që kreu i Kuvendit të vazhdojë procedurën dhe të zgjedhë kandidatin e tyre. Në të kundërt, ata dyshojnë për zgjedhje jo të drejta.

“Pasi që kreu i Kuvendit është njoftuar në mënyrë zyrtare kërkojmë që sa më shpejt të veprojë komfor Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse të cilat theksojnë qartë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Çdo veprim tjetër do të ishte tregues i qartë se pushteti pjesë e të cilit është edhe kryetari i Kuvendit po përgatitet që zgjedhjet e ardhshme të jenë të manipuluara, jodemokratike dhe pa përfaqësues të opozitës shqiptare dhe rrjedhimisht del të jetë një proces jo i rregullt dhe jodemokratik”, deklaroi Ardian Demiri, Lidhja Evropiane për Ndryshim. /Alsat.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...