Zëvendëskryetari i Qeverisë së RMV-së, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq sot nënshkruan tre marrëveshje mes dy qeverive të cilat janë në interes të qytetarëve të tri vendeve, edhe atë Marrëveshje për hapjen e kalimit kufitar të përbashkët Llojan – Miratoc dhe Marrëveshje në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës së migrantëve, përcjell TS
Pas kësaj marrëveshje, ka reaguar deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri duke përvetësuar si projekt të LSDM-së.
Nga ana tjetër Zv.kryeministri Osmani thotë se pikërisht deputeti Muhamed Zekiri ka bllokuar këtë projekt me muaj të tërë.
“Ky “ shqiptari i ndershëm” përsëri paska fol.
Pa fije turpi që pikërisht ai e ka bllokuar me muaj të tërë këtë projekt” ka shkruar Osmani pas reagimit të Zekirit. /TS/