Osmani: Talat Xhaferi Kryeministër dhe nuk do të ketë ndryshime të tjera në resorët që drejtohen nga kuadrot e BDI-së

Osmani: Talat Xhaferi Kryeministër dhe nuk do të ketë ndryshime të tjera në resorët që drejtohen nga kuadrot e BDI-së

Kryediplomati Bujar Osmani ka përgënjeshtruar raportimet se me emërimin e Kryeministrit të parë shqiptar do të ketë ndryshime të ministrave të BDI-së.

Postimi i plotë i ministrit Osmani:

Përgënjeshtrime

Në lidhje me disa raportime mediatike se me emërimin e Kryeministrit të parë shqiptar do të ketë ndryshime të ministrave të BDI-së, njoftoj opinionin se këto pohime janë të rreme, të pabaza dhe si të tilla dëmtojnë dukshëm besimin e qytetarëve te këto media.
Talat Xhaferi do të emërohet Kryeministër dhe nuk do të ketë ndryshime të tjera në resorët që drejtohen nga kuadrot e BDI-së.
BDI i mbetet konsekuente premtimeve të dhëna para qytetarëve dhe vizionit për barazi të plotë në vend.

In : Aktuale

Loading...
loading...