LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Pa distancë dhe pa maska, “party” në Ohër s’ka të ndalur (Video)

Nëpër rrjetet sociale po shpërndahen video dhe fotografi nga ahengjet zbavitëse që po organizohen në plazhet e Ohrit gjatë kohës kur vendi ende po lufton me pandeminë Covid-19. Nga videot dhe fotografitë shihet se nuk respektohen masat mbrojtëse, respektivisht nuk mbahet distancë e as maska mbrojtëse.

Disa qytetarë të Ohrit theksojnë se mungon ndërhyrja e autoriteteve të cilët nuk po sanksionojnë turistët e padisiplinuar. Qytetarët ankohen edhe për mbeturinat që lihen pas këtyre festave e që në disa raste përfundojnë në Liqenin e Ohrit.

E gjithë kjo ndodhë në kohë pandemie kur vendi çdo ditë regjistron numër treshifrorë të rasteve të reja me Covid-19. Për momentin në vendin tonë ka 3675 raste aktive me koronavirusin e ri, ndërsa gjithsej 497 persona kanë humbur jetën prej komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga Covid-19.Lojtës Videosh00:0000:25

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button