Pabarazia në MV dhe liderët tanë qylaxhinj

Medai Shaholli

Shpallja e qeverisë së re është çështje orësh dhe me këtë merr fund ankthi i opozitës duke pritur pas dyerve të bordellos qeveritare.
Por, çfarë më pastaj?
Çfarë presin shqiptarët nga Zajko të ndryshojë mbi mirëqënien dhe ekonominë, mbi shëndetësinë dhe arsimin?
Asnjë gjë nuk do ndryshojë por, Zajko do vazhdoj aty ku e la vitin e kaluar si një vend të pabarazisë nacionale ku shqiptarët do të trajtohen si popull i 20% në bazë të kushtetutës, ndërsa sa i takon ngritjes ekonomike dhe mirëqënies sociale shqiptarët do vazhdojnë të kërkojnë ”shpëtim” drejt perëndimit pasi Zajko dhe qeveria e tij e koalicionit do vazhdojë me avazin e saj.

Kjo është dhurata më e shtrenjtë që liderët shqiptarë i kanë bërë shqiptarëve duke i lënë me status të barabartë me evgjtët dhe për këtë dëshmon kushtetuta e vendit dhe MO të cilat partitë politike i nënshkruan këto akte të turpshme si arritje të mëdha në historinë tonë më të re.
Tani e tutje liderucët tanë nuk kanë çfarë të ankohen në Bruksel apo gjetiu për statusin politik denigrues të shqiptarëve pasi me vullnet të lirë dhe për para kanë shitur interesat kombëtare.StrugaLajmStrugaLajm

Këta liderucë nuk janë të popullit për popullin por janë qylaxhinj të rastit që përfitojnë nga momenti.StrugaLajm

Edhe ky koalicion do të vazhdojë rrugën qorre drejt si Brukselit si lypsarë me shqiptarë të nëpërkëmbur dhe me status të popullit nomad pa identitet dhe gjuhë.


Loading...
loading...