Aktuale

Padi penale kundër u.d drejtoreshës së Parkut Kombëtar Galiçica, lejoi aktivitete ndërtimi në një zonë të mbrojtur

Sipas informacioneve të policisë, e denoncuara F.G. (58) nga Resnja gjatë vitit 2026, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtoreshës së Parkut Kombëtar “Galiçica”, duke mos e mbikëqyrur siç duhet, ka lejuar kryerjen e aktiviteteve dhe ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me një kompani private nga Ohri për tamponimin e një parcele kadastrale për të cilën nuk kishte dokumentacion të përshtatshëm urbanistik ose rojekt të miratuar infrastrukturor dhe i cili ndodhej brenda një zone mbrojtëse prej 50 metrash.

“Përveç kësaj, Komuna e Ohrit ka futur moratorium të përkohshëm për aktivitetet ndërtimore për këtë zonë, në përputhje me planin për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore të Rajonit të Ohrit”, thuhet në raportin e policisë.

Institucionet kompetente po vazhdojnë procedurën për të përcaktuar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button