Padia civile ndaj komunës së Strugës për deponinë, Merko: Nuk është e drejtë, është problem në të gjithë vendin

Pas padisë së ngritur nga Shoqata e Avokatëve të Rinj të Maqedonisë, në bashkëpunim me avokatë të Strugës kundrejt ministrisë së ambientit, komunës dhe ndërmarrjes publike komunale Strugë, për deponinë e egër në qytet, Ministria e ambientit e tejkaloi padinë dhe tha se përgjegjësia i takon komunës.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për TVM 2 tha se problemi i deponisë nuk është vetëm në Strugë por është problem shtetëror, duke konsideruar se asnjë deponi në vend nuk është legale. Ai thotë se kanë pasur një kontratë me deponinë Drislla, por më vonë nuk i kanë lejuar që ti dërgojnë mbeturinat atje, kështu duke u detyruar të gjejnë vend për deponinë në qytet.

“Ne një kohë bëmë kontratë me deponinë e Drisllës, përfaqësuesit e saj, por pas asaj kryetari i Shkupi, Shilegov tha se nuk mund të shërbejmë dhe ti hedhim mbeturinat këtu dhe ne u detyruam që t’i sistemojmë në mënyrë shumë profesionale në deponinë aktuale, siç e shihni nuk ndodhet asnjë plastikë asnjë shishe. Kështu që mirëmbajtja është në përpikëri dhe nuk është vendi që ndot Strugën apo edhe më gjerë.”,- deklaroi kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Merko shtoi se për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave merret komuna, por për mirëmbajtjen përgjegjësia është te qeveria. Ai tha se si komunë nuk e anashkalojnë problemin, por nuk kanë mundësinë për të gjetur zgjidhje.

“Nëse i largohemi kësaj pune nuk bën, por duhet punuar edhe më tutje për të gjetur zgjidhje, por ne si komunë nuk kemi mundësi pasi nuk na jepet e drejta të bëjmë trajtimin e mbeturinave.”,- tha kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Merko padinë civile nga avokatët e Strugës drejt komunës dhe ndërmarrjes komunale e quan si politikë ditore sepse ata e dinë që ky është problem më i madh se sa komunal. Nga ndërmarrja publike komunale thonë se vendndodhja e deponisë së egër nuk është në kompetencat e tyre por të komunës dhe qeverisë./Tvm2

In : Aktuale

Loading...
loading...