Paditet Ramiz Merko!

Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka pranuar pesë padi penale kundër ish-kryetarëve të komunës së Strugës, Sveti Nikoles, Dibrës, Studeniçanit dhe Dolnenit, si dhe ndaj një personi fizik dhe një juridik.  Paditë penale janë ngritur nga ana e Policisë Financiare nën dyshimin për kryerje të veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” gjatë marrëveshjeve për furnizime publike. Duke u bazuar në atë se kush i ka udhëhequr tre komunat shqiptare më herët, nënkuptohet se me Komunën e Strugës dhe atë të Dibrës, me dy mandate një pas një kanë udhëhequr Ramiz Merko dhe Argëtim Fida. Në ndërkohë, me Komunën e Studeniçanit, pas decentralizimit deri në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013, kanë udhëhequr Fati Iseni dhe Alaudin Zeqiri. Mes tjerash, Prokuroria Publike ka ngritur padi edhe kundër një ish-drejtori të NLB Tututnska Banka, si dhe një drejtori aktual të kësaj banke. Ndryshe, kjo prokurori padi penale ka ngritur edhe ndaj një ish-ministri, një avokati, noteri dhe persona të tjerë përfshi edhe një shtetas të Sllovenisë, për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. (koha.mk)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...