Neto-paga mesatare mujore e paguar për një të punësuar, në mars të vitit 2017, arrin 22.445 denarë dhe është për 1,8 për qind më e lartë në krahasim me marsin e vjetshëm, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Një rritje e tillë vjen falë, para së gjithash, neto-pagës në sektorët: veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit (7.5 %), minierë dhe nxjerrjen e gurëve (7,2 %) dhe art, argëtim dhe rekreacion (6,7%) Bruto paga mesatare e paguar, në mars të vitit 2017 arrin 32,999 denarë. Në mars të këtij viti, 1,3 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë.
