Pagat e mësimdhënësve nga ky muaj do të rriten për 15%
Pagat e mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë në shkollat fillore dhe të mesme vazhdojnë të rriten. Si rezultat i përkushtimit për krijimin e arsimit cilësor të bazuar në mësimdhënës të motivuar, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Sindikatit të Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, nënshkruan marrëveshje e cila parasheh rritjen e pagave të punonjësve në shkollat fillore dhe të mesme me 15%, duke filluar nga muaji vijues shtator. Jam i nderuar që pikërisht gjatë mandatit tim si ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitin 2022 dhe 2023, praktikisht në një periudhë vetëm njëvjeçare, pagat e mësimdhënësve janë rritur trefish, pra kumulativisht mbi 35%. Ky është vetëm konfirmim se realisht synojmë t’jua kthejmë mësimdhënësve dinjitetin të cilin e meritojnë në shoqëri, sepse ata janë hallka më e rëndësishme e procesit edukativo- arsimor nga e cila varet cilësia e gjeneratave që po krijohen dhe pa të cilët asnjë reformë nuk mund të ketë sukses”, theksoi Shaqiri. Gjithashtu i kënaqur ndihet edhe kryetari i SASHK-ut, Nedellkov i cili theksoi se vetëm me mësimdhënës të motivuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin. Ai gjithashtu u shpreh se si Sindikatë do të vazhdojnë të angazhohen për përmirësimin e të drejtave dhe mundësive të punonjësve arsimor edhe në të ardhmen ndërsa gjithashtu pret që së shpejti të arrihet pëlqim për ndryshimet në marrëveshjen kolektive me të cilën edhe më shumë do të stimulohet puna e mësimdhënësve që drejtpërdrejt t’i përcjellin njohurit tek nxënësit. Gjitashtu, përveç rritjes së pagave, në ndërkohë vazhdojnë edhe trajnimet e vazhdueshëm të mësimdhënësve, si qëlllim i vetëm për të përforcuar vazhdimisht përgjegjësitë e tyre profesionale, duke Ju hapur mundësi për zhvillim në karrierë në titullin mentor dhe këshilltar. Gjatë periudhës 3 vjeçare, në titullin mentor, janë avancuar 250 mësimdhënës të shkollave fillore të cilët janë bartës të ndryshimeve që po ndodhin për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie.
Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofrojnë mbështetje sistematike për mësimdhënësit. Po punojmë për vlerësim dinjitoz të punës dhe përkushtimit të tyre. Mësimdhënësitë janë të vlerësuar dhe respektuar për punën e rëndësishme të cilën e realizojnë – duke investuar në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të cilët janë e ardhmja e këtij vendi.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së martes e ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren. Njoftimi u bë nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi....
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Ndërsa në pjesët perëndimore me reshje të dobëta të shiut, në male reshjet do të jenë me...
Si pjesë e e pakos së nëntë të masave antikrizë që Qeveria e harmonizoi në seancën e sotme, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi ka theksuar se do të subvencionohet...
TAV Maqedoni njofton se komunikacioni ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit në ditët në vijim – 29 nëntor, 30 nëntor dhe 1 dhjetor, gjatë mbajtjes së Këshillit të 30-të Ministror...
Në Maqedoni lulëzon krimi, korrupsioni dhe varfërimi i qytetarëve, sipas Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa. Në tubimin e LEN-in në Tetovë, Kasami arsyetoi bashkimin e tre partive opozitare si kërkesë...
Partitë e opozitës shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike po zhvillojnë një Tetovë tubimin ku edhe zyrtarisht do ta nënshkruajnë deklaratën e koalicionit, që e kanë quajtur Lidhja Evropiane...
Duhet ta shmangni kafen në raste të caktuara, për të shmangur efektet anësore, duke filluar nga ankthi deri te rreziku për zhvillimin e kancerit. Këto janë katër rastet kur nuk...