Pakësohen shitoret,shtohen shitësit

Numri i shitësve është shtuar edhe pse numri i shitoreve është zvogëluar, tregojnë kështu analizat e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë të Maqedonisë. Në fakt, në vitin 2008 në vend ka pasur 22.332 shitore dhe 32.021 të punësuar, derisa, vjet në vitin 2016 apo tetë vite më pas, numri i shitoreve është ulur në 18.250, ndërsa numri i shitësve ka arritur në 41.057, informon Koha.mk. Këto të dhëna të Entit për Statistikë japin përfundimin se zvogëlohet numri i lokaleve të vogla për shitje ku punësohen nga një ose dy persona, por, nga ana tjetër, gjithnjë e më i madh është numri i marketeve që kanë nevojë për më shumë të punësuar. Më saktë, të dhënat vërtetojnë se pjesa më e madhe e shitësve koncentrohen nëpër supermarket. Përndryshe, analiza e Entit për statistikë e quajtur “ Regjistrim i kapaciteteve shitëse me pakicë në Republikën e Maqedonisë për vitin 2016”, tregon se edhe pse ka vetëm 310 supermarkete, në to punojnë 4.488 persona, derisa në krahasim ka 4.182 minimarkete ku punojnë 7.046 persona.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...