Pamje skandaloze nga Wuhan, festa e pishinës në ish-epiqendrën e koronavirusit (FOTO)

Pamje skandaloze nga Wuhan, festa e pishinës në ish-epiqendrën e koronavirusit

Imazhe shqetësuese kanë ardhur së fundmi nga Kina ku tregohen qindra notarë të rinj që festojnë ngjitur me njëri-tjetrin, në atë që quhet shpesh vendlindja e pandemisë së koronavirusit.

Qindra njerëz shihen pranë njëri-tjetrit në parkun e pishinave në Wuhan ku besohet se nisi pandemia e Covid-19.

Fotografitë janë bërë në fundjave në kompleksin Wuhan Maya Beach Park dhe sugjerojnë se notarët se kanë harruar tashmë rrezikun e infeksionit. Të rinjtë shihen që qëndrojnë thuajse faqe më faqe, teksa ndjekin performancat dhe freskohen në nxehtësinë e verës.

Të tjerë shihen që përdorin komerdare e mjete të tjera zbavitëse, të cilat nuk kanë ku të notojnë prej turmës së madhe.

Në vend bllokada e epidemisë është hequr prej 8 prillit, kur virusi po bënte kërdinë në Evropë e në SHBA.

Shifra zyrtare e viktimave në Wuhan ishte rreth 3,000 por raportime të tjera thonë se ajo në të vërtetë ka arritur në disa dhjetëra mijëra.

In : Aktuale

Loading...
loading...