Pandeli Majko i ka do fjalë për shqiptarët e Maqedonisë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko sërish i ka bërë thirrje diasporës shqiptare të Maqedonisë që të regjistrohen sa më masovikisht.

“Shqiptarët janë një popull i refuzuar. Një popull të cilit i janë refuzuar të drejtat.Shqiptarëve i është refuzuar edhe numërimi.

Numërimi për Shqiptarët nuk është një proces burokratik, është një proces i cili ka të bëjë me të drejtat,në shtetin e tretë i cili ka më shumë shqiptarë në trojet e veta.

Ashtu siç thoshte Çajupi:Shqiptarë mos rrini, por dukuni.

Kam vetëm një lutje, ju lutem, ju lutem, të numëruarit si shqiptar sot nuk është një proces burokratik, por është një akt i madh patriotik”, është shprehur Majko.

In : Aktuale

Loading...
loading...