Aktuale

PARALAJMËRIM NGA NDËRMARRJA KOMUNALE: GJOBITJE PA TOLERANCË PËR HEDHJE TË MBETJEVE NË RRUGË


Ndërmarrja Komunale njofton se gjatë ditës së sotme, ekipet e saj kanë ndërhyrë për pastrimin e disa mini-deponive ilegale, të krijuara nga hedhja e paligjshme e mbetjeve inerte, materialeve ndërtimore dhe mbetjeve të suvatimit.
Nga ndërmarrja theksojnë se këto veprime përbëjnë shkelje serioze të ligjit, dëmtojnë rëndë mjedisin, rendin publik dhe cenojnë drejtpërdrejt imazhin e qytetit.
U drejtohet paralajmërimi i fundit qytetarëve që të ndalojnë menjëherë hedhjen e mbetjeve në rrugë dhe hapësira publike. Çdo rast i ri i evidentuar do të trajtohet pa asnjë tolerancë.
Inspektorët komunalë janë tashmë në dijeni dhe do të jenë të pranishëm në terren për kontrolle të shtuara. Shkelësit do të identifikohen dhe ndaj tyre do të merren masa ndëshkuese dhe gjoba, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Nga Ndërmarrja Komunale apelojnë për përgjegjësi qytetare, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit është obligim i përbashkët.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button