Paralajmërohet krizë qeveritare në Maqedoni: Largohemi nga shumica parlamentare nëse ndodh kjo

Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) njoftoi se do të largohet nga Qeveria nëse pranohet propozimi francez.

Vendimi i tillë, siç informuan sonte nga partia, ishte shqyrtuar në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv në përbërje të zgjeruar.

“Kryesia e RDM-së njëzëri ka marrë qëndrimin se ky propozim është i papranueshëm dhe Qeveria duhet ta refuzojë. Çështjet e hapura me Bullgarinë duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe në mirëbesim, me respekt të ndërsjellë dhe në përputhje me vlerat evropiane. RDM mbetet në qëndrimin se për gjuhën dhe identitetin maqedonas nuk duhet të negociohet. Nëse Qeveria e pranon këtë të ashtuquajtur propozimi francez, RDM do të largohet nga Qeveria dhe shumica parlamentare”, thuhet në kumtesën e RDM-së.StrugaLajmStrugaLajm

Nga RDM vlerësojnë se ky propozim do ta shndërrojë procesin e anëtarësimit të vendit në BE në agoni të pafund dhe e vendos në pikëpyetje edhe vetë fillimin e bisedimeve.StrugaLajm

Paraprakisht, me qëndrim të njëjtë, dolën edhe Lidhja Demokratike dhe PLD.

In : Aktuale

Loading...
loading...