Paralajmërohet zhvendosja e kufirit nga Qafë Thana në Ladorisht

Kryeministri Kovaçevski dhe zv/kryeministri Grubi paralajmërojnë zhvendosjen e kufirit nga Qafë Thana në Ladorisht, me çka rruga për në Shqipëri do të shkurtohej për 20km sipas tyre.

“Ne tani për momentin me Ministrin për Transport dhe Lidhje dhe kolegun e tij nga Shqipëria punojmë në zhvendosjen e pikës kufitare me Shqipërinë sepse kufiri aktual është i vendosur në një lartësi mbidetare 780 metër, ndërsa Deve Bair është në lartësi mbidetare në 90 metër, ashtu kane qenë të vendosur, tani bëjmë infrastrukturë që të na lidhë me Bullgarin dhe Shqipërinë”, pohoi Dimitar Kovacevski-kryeministër.StrugaLajmStrugaLajm

“Ideja e fundit që e paraqitëm dhe nënshkruam memorandum pikërisht para vitit ri me kryeministrin Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku në Shqipëri është ta ndryshojmë vendkalimin kufitar, të mos jetë kufiri më në Qafë Thanë për arsye të lartësisë por ta zbresim më poshtë në fshatin Ladorisht duke e lidhur me fshatin Quks në Shqipëri me ç’rast mund të shkurtohet rruga prej 15 deri në 20km”, tha Artan Grubi-zv/kryeministër.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...