Aktuale
Paraqitje dinjitoze e Klubit të Karatesë Drini në Kampionatin Ballkanik në Rijekë

Në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U21 që po zhvillohet në Rijekë të Kroacisë, talenti strugan Drini Hajredini ka shënuar një paraqitje shumë të mirë, duke regjistruar tre fitore dhe një humbje, por pa arritur të futet në zonën e medaljeve.
Rezultatet e Drinit:
Drini 0 me 0 Greqia
Drini 4 me 2 Kroacia
Drini 4 me 2 Bosnja dhe Hercegovina
Drini 2 me 2 Bosnja dhe Hercegovina
Garat vazhdojnë. Në ditën e dytë paraqitet Enes Ajrush në kategorinë junior minus 68 kilogramë, ndërsa në ditën e tretë Drini Hajredini do të garojë në disiplinat ekipore për juniorë.
Klubi Drini mbetet i përkushtuar për rezultate edhe më të larta. Vazhdojmë tutje.

































