Parlament dydhomësh, Federalizim… Këto janë organizimet politike të cilët i shqyrton BDI dhe Fronti Europian

BDI po mendon për një organizim të ri shtetëror, konkretisht mekanizëm të ri politik për mbrojtjen e rrugës evropiane të vendit.

Pjesa më e madhe e anëtarëve të Kryesisë Qendrore të BDI-së kanë kërkuar që, meqenëse po thyhen parimet e Marrëveshjes së Ohrit, po devalvohet vullneti demokratik i shqiptarëve, po cënohet Marrëveshja e Prespës, po rrezikohet rruga evropiane e shtetit duke u kundërshtuar ndryshimet kushtetuese, atëherë Maqedonia e Veriut duhet t’i nënshtrohet një organizimi tjetër politik, shkruan gazeta KOHA.StrugaLajm

Në BDI ka zëra që kërkojnë të shqyrtohen mekanizmat si Parlament dydhomësh, Federalizimi i shtetit, Konfederatë apo edhe procese tjera politike që mbrojnë demokracinë dhe rrugën e trasuar drejt Bashkimit Evropian.

In : Aktuale

Loading...
loading...