Aktuale

Partia Demokratike Turke largohet nga “Fronti Evropian” i udhëhequr nga Ali Ahmeti

Partia Demokratike Turke (TDP) ka njoftuar largimin nga koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i TDP-së, Zulfikar Zejnula, në një intervistë për portalin “Time Balkan”.

Zejnula ka shprehur shqetësim për gjuhën gjithnjë e më të ashpër politike që po përdorin dy blloqet më të mëdha etnike në vend, duke theksuar se TDP tani e tutje do të fokusohet në mbrojtjen e interesave të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2024 përmes Frontit u mor në përputhje me rrethanat e atëhershme politike dhe në interes të popullit tonë. Sot jemi në një proces të ri,” u shpreh Zejnula.

Megjithëse partia ka shpallur largimin nga koalicioni, deputeti i vetëm i TDP-së në Kuvend, Bejxhan Ilijaz, vazhdon ende të veprojë si pjesë e grupit parlamentar të “Frontit Evropian”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button