PARTITË BIEN DAKORD PËR SHTYRJEN E ZGJEDHJEVE

LSDM-ja, BDI-ja, Lëvizja Besa dhe VMRO-ja opozitare dje dolën para opinionit dhe bënë të ditur se janë të gatshme për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill të këtij viti. Mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare është pika e vetme në rendin e ditës së takimit të liderëve që për sot e konvokoi shefi i shtetit Stevo Pendarovski.

Presidenti Pendarovski në vilën “Vodno” sot do të jetë nikoqir i liderëve të partive politike LSDM-së,Vmro -së, BDI-së, PDSH-së, Besës, Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët.

Ai nuk sheh problem për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Nuk shoh problem që të anulohen zgjedhjet, në të vërtetë mendoj se opinioni tashmë është i informuar se nesër në ora 12 do të ketë takim liderësh me një pikë të vetme në rend dite në kontekst të asaj që po na ndodh edhe neve edhe të gjithëve në rajon dhe në botë praktikisht, të anulohen zgjedhjet. Sot me shkrim zyrtar, misioni monitorues i OSBE, ODIHR-së e anuloi atë mision të sajin dhe për dy deri tre ditë edhe fizikisht tërhiqet nga shteti”, theksoi sonte presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi se janë për respektim të rreptë të masave dhe rekomandimeve për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, ndërsa në atë drejtim edhe shtyrje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së-së Hristija Mickoski konsideron se mbajtja e zgjedhjeve do të thotë edhe ekspozim të mijëra qytetarëve nën rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e tyre dhe përhapjen e koronavirusit dhe se do të ishin hapje të vatrave të reja me koronavirus.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot përmes një kumtese ka paralajmëruar se prioritet partiak është shëndeti publik dhe përballja me koronavirusin dhe se do të pranonin shtyrjen e zgjedhjeve dhe fushatës.StrugaLajm

Sipas tij, tani, ka shtuar ai “na duhet fitore ndaj virusit, e jo fitore në zgjedhje”.

Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo kalkulim politik, kumtoi Lëvizja Besa duke theksuar se prandaj ata si subjekt politik i bashkëngjiten thirrjes për anulim të zgjedhjeve parlamentare për një datë dhe periudhë më të përshtatshme.

Në komunikatën e Lëvizjes Besa theksohet se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen atëherë kur rreziku nga virusi Kovid-19 do jetë i eliminuar plotësisht.

Alternativa konsideron se zgjedhjet e parakohshme për më 12 prill të vitit 2020 duhet të shtyhen për një termin tjetër. Paralajmërojnë se edhe në takimin e liderëve do të mbesin në qëndrimin e zgjedhjet duhet të shtyhen dhe të mbahen në kushte normale.

Partia Liberale-Demokratike, megjithatë, u bën thirrje partive politike në takimin e liderëve t’i shtyjnë zgjedhjet parlamentare dhe të caktojnë termin të ri. PLD u bën thirrje partive të udhëhiqen para së gjithash për interesin e shëndetit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...