Sot në Kuvend, gëzimin për marrjen e shtetësisë së zonjës Naziktere Ajdini e ndamë bashkë.
Pas pyetjes drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfundimisht mbërriti përgjigja pozitive. 53 vite jetë të mundimshme, pa atdhe dhe me shumë sfida, ndërsa sot motra jonë e fitoi shtetësinë e merituar. Tani ajo do të pajiset edhe me dokumentet dhe do të gëzojë të gjitha të drejtat ligjore nga vendi ku ka lindur, u shkollua, jetoi dhe kontribuoi.Edhe një padrejtësi e zgjidhur me shumë këmbëngulje, që na jep motiv për të vazhduar deri në luftimin e padrejtësisë së fundit.
Ilire Dauti-deputete e ASH-s.
