LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

PAS DYERVE TË MBYLLURA!

Muhamet Borova


Nëse nga numri i votave varet suksesi i partive, atëherë suksesi duhet të jetë “ndërgjegja” për veprimin e partive! Me ndryshimin e pushtetit nuk ndryshojnë njerëzit,por ndryshon besimi ndaj pushtetit! Qytetarët thirren në realizimin e premtimeve parazgjedhore; premtimet për qytetarët janë si një “hajmali” për mbajtjen e shpresës! Për votën e gabuar dje, votuesit do të pendohen sot! Bartësit e pozitave të larta në pushtet në harkun e deritanishëm kohor kanë qenë jokonsekuent ndaj premitimeve të tyre! Çdo veprim jokonsekuent është një strukturë “kartoni” që leht rrënohet! Asgjë nuk është më e vlefshme se sa konsistenca! Marrja e vendime prapa dyerve të mbyllura që partit të veprojnë si “kalorës” të pavarur, bëhet enigma që huton! Edhe fituesi i pathyeshëm shpejt mund të bëhet një shufër e thyeshme! Bartësit e pushtetit të bëhen më pak rigid dhe më shumë fleksibil, më pak materialist dhe më tepër shpirtëror!
Populli votoj për ndryshime dhe është në pritjen e realizimit të atyre ndryshimeve! Mosrealizimi i pritjeve, e rrit “zemërimin” empatik. Ky zemërim nuk do ti ndryshoj partit, por do ta ndryshoj mënyrën e vlersimit të partive! Partitë kur i harrojnë çështjet kruciale,në radhë të parë e kanë mashtruar veten dhe pasatj besimin në parimet e demokracisë! Partitë që nuk e njohin potencialin e tyre, nuk duhet të premtojnë! Premtimet për punësimet u bën formula abstrakte, me efektet supresive në të gjitha sektorët e shoqërisë! Kur qytetarët mashtrohen, besojnë në atë që e shohin, jo në atë që e dëgjojnë!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button