BLENDI PETROL
Aktuale

Pas naftës, prisni rritjen e çmimeve tjera

Me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës brenda një periudhe të shkurtër për 7 denarë do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të tjera në disa sektorë të prodhimit, për shkak se do të ketë ndikime.
Ekspertët për çështje ekonomike theksojnë se rritjet e çmimeve do të pasojnë në disa sektorë, prodhuesit e produkteve ushqimore, transport, bujqësi, por edhe sfera tjera, informon INA

“Sigurisht se do të ketë efekte dhe më së shumti do të goditen qytetarët, edhe ato të kategorive të varfra dhe të mesme. Por nga ana tjetër prodhuesit dhe sektorët e tjerë që shfrytëzojnë derivatet e naftës do të detyrohen të rrisin çmimet, për shkak të kostos së lartë të harxhimeve”, thotë ekonomisti Bujar Memeti.

Qytetarët reagojnë ndaj kësaj situate të krijuar duke thënë se në vend të lehtësimit të kushteve për jetesë, Qeveria aktuale po rëndon jetën e tyre. “Nuk e di si e kanë mendu, por ne jemi ata që më shumti po dëmtohemi dhe po vuajmë. Tani ka paralajmërime se do të shtrenjtohet duke filluar nga buka e gjësendet e tjera elementare për jetesë. Nuk shkon më kështu, nëse nuk mendohet për të përmirësuar gjenden”, thotë Islam Ajruli, tregtar.

Reagime të bujshme ka edhe në rrjetet sociale, ku shumica e qytetarëve shprehen të pakënaqur për këtë trend të shtrenjtimeve dhe mos ndryshimin e gjendjes në rritjen e rrogave.
VMRO-DPMNE ka kërkuar heqjen e akcizës që e aplikoi qeveria nga fillimi i këtij viti, përmes së cilës qeveria inkason 30 milionë euro në vit. Sipas kësaj partie, nga 43 denarë në vitin 2016, çmimi për një litër naftë në vitin 2018 u rrit në 65 denarë, duke qneë një rritje stratosferike.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button