BLENDI PETROL
AktualeStruge

Pas nominimit të Asim Musës si zv/ministër ,kush do të jetë drejtor i ri i Spitalit të Strugës

Edhe pse emërim i Asim Musës  si zv/ministër  i Shëndetësisë, akoma nuk ka marr formën zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë,  tashmë në Strugë kanë filluar kalkulimet se kush do të zëvendësojë atë në pozicionin e drejtorit të Spitalit të Strugës.Deri tani, përfliten disa emra mjekësh të njohur  si kandidatë më të mundshëm për të pasuar Musën në Spitalin e Strugës, në opinionin strugan mbizotëron bindja se në këtë pozicion do të ulet ai kandidatë që do të marr aprovimin e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz  Merko .Pas zgjedhjeve lokale dhe fitores në Komunën e Strugës, pozicioni  dhe vendimmarrja e Ramiz Merkos në BDI, sidomos në raport  me ndikimin në qendrën e partisë tashmë është forcuar dukshëm,  duke i spostuar pothuajse në periferi rrymat e brendshme në BDI-në e Strugës të cilat shpresonin që me mbështetjen nga qendra e partisë të marrin pozicione, por gjykuar nga emërimet e fundit këto shpresa kanë rezultuar inekzistente  .(Strugalajm.com)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button