Pas takimit me Thaçin, Kasami kokë më kokë edhe me Ziadin Selën

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi kanë zhvilluar një takim mbrëmjen e kaluar ku kanë biseduar rreth interesave dhe problemeve të shqiptarëve në Maqedoni. Tetova News nga burimet e saj mëson se gjatë javës së ardhshme do të ketë edhe një takim tjetër liderësh, kësaj radhe kryetari i Lëvizjes Besa do të ketë një takim me Ziadin Selën, kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH. Tetova News mëson se të dy liderët kanë rënë dakord parimisht për këtë takim.
Duke komentuar takimin e mbrëshëm, shkrimtari dhe publicisti, Bujar Plloshtani ka deklaruar për gazetën Ekspress se “ky takim i mbrëmshëm mes Thaçit dhe Kasamit, në cilësinë e liderëve të opozitës ndoshta ka pasur për synim koordinimin mes veti për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetorin e këtij viti.”. Po takimi Kasami- Sela a ka pikësynimin për bashkëveprim në zgjedhjet e ardhshme lokale apo për diçka tjetër.
Diçka po zihet në skenën politike shqiptare në Maqedoni.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...