PAS ZGJEDHJEVE LOKALE, QEVERI E RE PA BDL DHE LSDM?

Zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në Maqedoni do të jenë vendimtare edhe për fatin e qeverisë aktuale të drejtuar nga Zoran Zaev i LSDM-së, brenda të cilës janë përfshirë edhe partitë shqiptare si BDl, Besa dhe deputeti i vetëm i PDSH-së.  Kjo për arsye se kjo qeveri nuk ka numra stabilë dhe kjo është dëshmuar në disa raste edhe në Kuvend, kur nuk ka pasur kuorum apo vota të mjaftueshme për të kaluar ndonjë ligj. Koalicionet e parakohshme mes partive për këto zgjedhje lokale, mund të shpiejnë deri tek përp1asjet direkte mes partnerëve të koalicionit qeveritar në raundin e dytë të zgjedhjeve. Dhe inatet e tilla, me siguri që do të reflektojnë edhe në raportet e tyre pas zgjedhjeve. Mesazhe të tilla u dërguan përmes mediave dhe rrjeteve sociale pasi Zaevi shpalli koalicionin me Ahmetin dhe la jashtë Bilall Kasamin dhe Menduh Thaçin. Kjo shkaktoi lëkundje në disponimin e partnerëve të Zaevit dhe vetëm disa ditë më pas ai i takoi dhe ata, përcjell in7.

Sipas analizave të fundit dhe sondazheve në terren nga kampi opozitar, rezultati i zgjedhjeve lokale nuk pritet të jetë pozitiv për pushtetin. Sipas sondazheve, partia e Mickoskit del fituese në disa nga komunat kryesore maqedonase, ndërsa me ndihmën e votave të Opozitës Shqiptare ata mund të dalin fitues edhe në Gazi Babë, komunë e rëndësishme për VMRO-në  si dhe  në Qytetin e Shkupit. Përp1asjet mes partive të pushtetit mund të ndodhin në Zhelinë, Tetovë dhe Strugë. Në Zhelinë, Lëvizja Besa do ta ketë shansin e fundit për të mbijetuar politikisht deri në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa në Tetovë garon me kryetarin e saj, i cili sipas sondazheve, vështirë se del në raund të dytë. Nga ana tjetër Zaevi dhe LSDM-ja assesi nuk pranojnë të mbështesin kandidatin e BDl-së në Strugë dhe kjo e nxjerr në pozitë shumë të volitshme kandidatin e Aleancës dhe Alternativës, i përkrahur direkt edhe nga VMRO-DPMNE.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...