Pasi e rrahin struganin i marrin veturën,procedohen sulmuesit

Policia e Strugës ka paraqitur kallëzim penal kundër E.J (34) nga Prilepi dhe I.U (40) nga Velesi, të dy me vendbanim të përkohshëm në Strugë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “konfiskim i automjetit”. Veprat penale ata i kanë kryer më 02.11.2021 në ora 23.40 në lagjen e Strugës “Plitista” ku me sende metalike kanë sulmuar fizikisht F.N (57) nga Struga dhe më pas i kanë marrë veturën , njofton zëdhënësi i SPB Ohër. Stefa Dimoski.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...