PASOJAT E PANDEMISË!

Muhamet Borova
Edhe jetën e lumtur ndonjëherë e prish frika.Nëse e duam lumturinë duhet të orvatemi ta harojmë frikën. Nuk është me rëndësi cilsia e jetës,aq sa është me rëndësi vlera e saj.Edhe për ato që jetojnë në kushte të vështira sociale, edhe për ato që jetojnë në luks, jeta ka vlerë të njëjtë.Corona-virusi me misteriozitetin e vet e dezorientoj planetin. Te shumica jeta përcillet me pasoja psikike me intezitet të ndryshëm si: frika,bipolarizimi, halucinacionet,gjendja “traumatike”,anksioziteti etj.

Përveç kujdesit si: mbajtja e maskave, distanca dhe pastërtia, vëmendje duhet ti kushtohet edhe anës psikike.Të mendojmë se çdo ditë e re,çdo e nesërme për ne do të jetë një pike nismëtare për botën tonë të bukur.Se shëndeti ideal është gjendja natyrore e trupit tonë,për të cilin duhet të mbajmë kujdes.Me kujdesin e diciplinuar ditën do ta kalojmë me plot “entuziazëm” dhe atë ditë nuk do të kalojmë me “debate” boshe, por, me punë që na mbush me energji. Ndoshta me virusin do të jetojmë edhe një kohë të gjatë,prandaj mos jetojmë me “opinionin” e atyre që atë e mohojnë, se ashtu do ta shkatërojmë vetëveten. Ndonjëherë jeta bëhet e vështirë, duhet të mësohemi edhe me atë jetë.Mos mundohemi lumturinë dikush të na e jape nga jashtë, lumturinë e kemi brenda te ne.Mungesa e lumturisë së brendshme zemrën e bën “qymyr.”Mos bëhemi peng të mendimeve negative! Mendimet negative pa arsyetime sjellin vetëm demoralizim!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...