PDSH do të mbaj Kongres, Thaçi: Do vazhdojmë në skenën politike

PDSH mbajti sot Kuvendin Qendror ku miratoi raportin e zgjedhjeve të 17 tetorit 2021.

“Gjithashtu, Kuvendi formoi Këshillin për Organizimin e Kongresit të Partisë i cili fillimisht do të evidentojë anëtarësinë dhe pastaj do të organizojë zgjedhjet e brendshme duke filluar nga nëndegët deri te organet më të larta. Ky këshill do të bëjë organizimin e kongresit të partisë ku do të zgjidhen të gjitha organet e reja partiake. Këtë këshill do ta udhëheqë znj. Fatmire Isaku”, thuhet në njoftimin e kësaj partie, informon INA.StrugaLajm

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi se partia e tyre tash e sa vite përballet me vështirësi, por që kanë vendosur që të qëndrojnë në skenën politike.StrugaLajm

“Partia Demokratike Shqiptare tashmë disa vite po ballafaqohet me vështirësi të mëdha që sjellin buzë situatës së ekzistencës të kësaj partie. Ne vendosëm sot që të vazhdojmë të qëndrojmë, jemi të dobët, të paaftë si të tjerët të rrejmë, të mashtrojmë, të gënjejmë. Por besoj që me këto zgjedhje, sidomos me ngjarjet që ndodhën me koalicionet të cilat u shpallën, besoj se vjen një kohë që gjithë shqiptarët të kuptojnë se rruga e PDSH-së është më e drejta, edhe pse është më e gjata”, deklaroi Thaçi.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...