Pendarovski me mbështetjen e LSDM-së do të garon edhe për një mandat të dytë

Kryesia e LSDM-së sot pasdite ka marrë vendim që ta përkrahë mandatin e dytë presidencial të presidentit aktual Stevo Pendarovski.StrugaLajmStrugaLajm

Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit. Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë.
Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...