Pendarovski takohet me organizatorët e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë dhe poeten Iva Damjanovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot pati takim me drejtorin e Festivalit Mbrëmjet Strugane të Poezisë Todorçe Tasevski dhe kryetaren e jurisë për ndarjen e çmimit “Vëllezërit Milladinov”, Angelina Banoviq, ndërsa në takim mori pjesë edhe poetja e re Iva Damjanovski e cila për përmbledhjen e saj “Mëdyshje” e mori çmimin “Vëllezërit Milladinov” për vitin 2020.

Në takim, Tasevski e informoi Pendarovskin për ngjarjet që janë mbajtur në suaza të edicionit të 59-të të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, që për shkak të pandemisë së Kovid-19 sivjet pati program të shkurtuar dhe të modifikuar.StrugaLajmStrugaLajm

Pendarovski i uroi për përpjekjet që të mos ndërpritet tradita gjashtë dekadëshe e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë dhe shtoi se kultura dhe arti janë më shumë se të nevojshme në kohë krize, siç është pandemia e koronavirusit të ri.StrugaLajm

“Në muajt e kaluar të gjithë jemi të përballur me gjendjen e pazakontë. Pjesa më e madhe e ngjarjeve apo janë shtyrë apo nuk janë mbajtur aspak. Për këtë jam i kënaqur që një festival poetik i këtillë i njohur ndërkombëtarisht arriti ta ruajë nivelin e vet të cilësisë”, konkludoi në takim presidenti Pendarovski.


Loading...
loading...