Pengu për dy kushurinjtë vëllezër, Qemal dhe Mehdi Iljazi nga Frëngova, që nuk qëndruan në shtëpinë time dhe vdiqën aksidentalisht

Pengu për dy kushurinjtë vëllezër, që nuk qëndruan në shtëpinë time dhe vdiqën aksidentalisht.

Pasi u kthyem me nënën nga njerëzit tanë në Strugë, të parët që bënë vizitë në shtëpinë tonë në Librazhd, në shtator të vitit 1993, ishin kushurinjtë tanë, vëllezërit Qemal dhe Mehdi Iljazi, që jetonin në Fërngovë.Dy djemë të rinj, shumë simpatikë dhe me humor, që e donin shumë nënën. Dhe që e ftuan që të bënte vitin e ri në shtëpinë e tyre.
Qemali ishte vëllai i madh, profesori i fizikës në shkollën e mesme Ladorisht, kishte qënë në Tiranë, për të rregjistruar vëllanë e vogël, Mehdiun, që do të ndiqte studimet në Universitetin shtetëror të Tiranës.Të lumtur pas kësaj, që kishin arritur, të dy vëllezërit u kthyen për vizitë në shtëpinë tonë.
Nuk kishte gëzim më të madh për nënën, kur ata e futën mes tyre dhe e puthnin siikur donin të “zbarkonin” mallin, që ishte grumbulluar prej vitesh, pa menduar kurrë, se ajo ishte takimi I fundit me ta.
Kaluam një darkë të këndëshme në shtëpinë tonë, pinë verë kabërne dhe u kënqëm shumë me dy vëllezërit, të bukur si drita, që falnin vetëm dashuri, mirësi.
Megjithë lutjen tonë, që të flinin aty, ata ngulën këmbë, që të dilnin në rrugë, se Fërngova nuk ishte as një orë rrugë dhe se nëna i priste dhe do bëhej merak.Ne do ti japim lajmin e gëzuar, se Nehdiu do të ndjekë studimet në degën e Jurisikut dhe ndoshta do të jetë juristi I parë shqiptar, që arsimohet në Shqipëri, që do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.i përcollëm me nënën deri në xhadenë kryesore, me merakun e udhëtimit natën.
Gjëma e natës, që na mbuloi me dhimbje të nesërmen.
Një telefonatë e djalit të tezes, Metatit, ishte një bombë, që mbushi me dhimbje e trishtim të thellë, jo vetëm familjen tonë, por tërë fisin.Ai njoftoi se duhej të shkonim në varrimin e dy vëllezërve, që ishin vrarë aksidentalisht, vetëm 200 metra larg shtëpisë së tyre në Fërngovë.Makina që udhëtonin, makinë-skodë, kishte dalë nga rruga në të djathtën e saj dhe kish zënë poshtë dy vëllezërit.
Mora rrugën e vetme, pa vënë në dijeni nënën, pasi trembesha se nuk do ta përballonte dot këtë dhimbje, vërtetë therëse, që ishte e vështirë për cilindo, që e dëgjoi dhe e përjetoi.
Kishte qënë mëngjezi i të nesërmes, që kishin mundur të nxjerrin trupat e djemve, pasi dhe për shkak të dëmtimit të madh, të përcilleshin po atë ditë.
U mbyll dera e Iljaz Iljazit, ndërsa nusja e Qemalit me vajzën e vogël, pas pak kohësh, u largua për tek prindërit e saj.
Ata nuk mundën të tregonin se cfarë kënaqësie kaluam bashkë në shtëpinë tonë në qytetin e Librazhdit, por mua, më mbeti peng, përse nuk I ndalova me cdo kusht, që të kalonin natën aty.Nëse do të kishte ndodhur kështu, ata do të kishin realizuar ëndërrat e tyre për jetën dhe nuk do të hidhja këto rrjeshta të mbushur me dhimbje, 23 vjet pas ndarjes së tyre nga jeta.

Marrë nga libri “Kjo është jeta ime”
Autor:Zenepe LukaStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...