Pensionet e prillit do të paguhen para kohës

Në seancën e mbrëmshme Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informatën për pagesën e pensioneve për muajin prill dhe obligoi Fondin për sigurim pensional invalidor që të dorëzojë të dhënat për pensionet deri te bankat afariste deri më 23 prill. Ndërkaq bankave Qeveria ju ka rekomanduar që nga e premtja më 24 prill të sigurojnë që pensionet e prillit të jenë në dispozicion të pensionistëve përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar. Sipas këtij rekomandimi pensionet do të ndahen në gjatë katër ditëve të fundit të muajit.

– Të hënën më 27 prill të paguhen pensionet në vlerë deri më 11.000 denarë

– Të martën më 28 prill të paguhen pensionet në vlerë nga 11.001 deri më 14.000 denarë

– Të mërkurën më 29 prill pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 deri më 18.000 denarëStrugaLajm

– Të enjten më 30 prill pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18.000 denarë

Në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria ka sjellë edhe një sërë masash dhe rekomandimesh edhe në sferën e financave dhe ekonomisë./Shenja.tv

In : Aktuale

Loading...
loading...