Pensionohet pas 40 vitesh në arsim Drejtori i Sh.F.K. “Nuri Mazari”, Natmir Zhaku

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mbushur me përkushtim në fushën e arsimit, sot pensionohet drejtori Natmir Zhaku, duke përmbyllur një kapitull 40-vjeçar shërbimi në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.
Gjatë karrierës së tij, ai ka dhënë kontribut të çmuar si mësimdhënës dhe drejtues institucioni, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e arsimit dhe në përgatitjen e shumë gjeneratave që sot janë pjesë aktive e shoqërisë.
Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, drejtori Zhaku ishte shembull i udhëheqjes së drejtë, bashkëpunimit me stafin dhe mbështetjes së vazhdueshme për nxënësit.
Puna dhe angazhimi i tij ndër vite do të mbeten frymëzim për komunitetin arsimor.
I urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe pension të qetë e të merituar!
.gif)




























