Për 1 vit çmimet e produkteve ushqimore janë rritur për 3,9%, shpenzimet e jetesës janë rritur për 3.5%
Për 1 vit çmimet e produkteve ushqimore janë rritur për 3,9%, ndërsa shpenzimet e jetesës janë rritur për 3.5% tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Nga atje thonë se Indeksi i shpenzimeve të jetesës për muajin tetor në krahasim me shtatorin shënon rënie prej 0,7 për qind, ndërsa çmimet e shitjeve me pakicë shënuan rënie për 0,1 për qind. Sipas entit shtetëror të statistikave , rënia e inflacionit në tetor 2024 krahasuar me shtatorin 2024 vjen si pasojë e uljes së shpenzimeve të jetesës në grupe të caktuara, si: Ushqimet dhe pijet joalkoolike (një rënie prej 2.2%), Restorantet dhe hotelet (1.5%) dhe Rekreacion dhe kulturë (0.9%). Në të njëjtën periudhë, rritje e kostos së jetesës është vërejtur në grupet e mëposhtme: Pije alkoolike, dhe duhan (3.4%), Veshje dhe këpucë (1.4%), Transport (0.7%), Shëndetësi (0.3%). , Strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, mallra dhe shërbime të ndryshme (0.2%) mobilje, mallra shtëpiake dhe komunikime (0.1%).