Për ata që duan të shkojnë në Gjermani, Ambasada informon qytetarët

Të gjithë shqiptarët që shkojnë në Gjermani, si rezidentë apo me leje pune, sërish do të duhet të qëndrojnë 14 ditë të vetëkarantinuar.

Ambasada gjerane në Tiranë ka njoftuar qytetarët se krahas karantinimit, sapo të mbërrijnë në Gjermani do të bëjnë edhe testin.

“Vlen edhe më tej detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria. Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).StrugaLajm

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri.StrugaLajm

Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane. /k.k/noa.al

In : Aktuale

Loading...
loading...