Aktuale

Për deponin e Strugës do vendoset në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Aktivistë civilë kanë paraqitur një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, pasi për katër vite me radhë gjykatat maqedonase nuk e zgjidhën çështjen, duke u shpallur jokompetente për rastin “Deponia e egër në Strugë”.

Gjykatat në Maqedoni nuk treguan kapacitet të mjaftueshëm për të vendosur mbi një çështje tjetër thelbësore për komunitetin lokal. Për këtë arsye, një ankesë është dorëzuar në GJEDNJ nga një qytetar që jeton në afërsi të deponisë, ndërsa padia është përgatitur në formë ligjore nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj.

Në padi, përveç arsyetimit dhe argumentimit, theksohet se “deponia e egër ndodhet pranë Liqenit të Ohrit, i cili është trashëgimi natyrore botërore”. Në shpjegimin e dorëzuar në GJEDNJ thuhet se “në këtë deponi të egër grumbullohen mbi 40.000 ton mbeturina në vit”, duke ndotur tokën dhe ujërat nëntokësore, ndërsa përmes djegies dhe avullimit ndotet edhe ajri.

Nëse Strasburgu e pranon padinë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund të kërkojë përsëritjen e procedurës në gjykatat vendore.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button