Për dy javë do mbyllen shkollat

Komisioni për sëmundje ngjitëse në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që çerdhet, shkollat fillore, të mesme dhe Universitetet të mos zhvillojnë procesin e arsimit në 14 ditët e ardhshme, raporton TV21.

Gjithashtu, ndalohen të gjitha mbledhjet publike në ambiente qoftë të hapura ose të mbyllura, qoftë në aktivitete sportive apo ngjarje kulturore.

Në kumtesë thuhet se të moshuarit ta shmangin përdorimin e transportit publik.StrugaLajm

Komisioni rekomandon që të gjithë punonjësit e shëndetit publik të lirohen nga aktivitetet e mëtejshme të lidhura me zgjedhjet.

In : Aktuale

Loading...
loading...