Për herë të parë në Maqedoni numri i vdekjeve më i madh se i lindjeve

Enti shtetëror i statistikave ka publikuar të dhënat demografike për vitin 2019. Sipas këtyre të dhënave, për herë të parë që nga viti 1945, në Maqedoni vërehet numër më i madh i vdekjeve se i lindjeve, shkruan Gazeta Lajm.


Sipas Entit të statistikave, gjatë vitit 2019 numri i personave që kanë vdekur është për 687 banorë më i madh se i atyre që kanë lindur. Disa vite me radhë Maqedonia ka qenë në kufirin e “recesionit” demografik, që sivjet përfundimisht të kemi shifra negative. Në vitin 2018 lëvizjet demografike kanë qenë “plus 1723”, në vitin 2017 ka pasur 1416 lindje më shumë se vdekje, në vitin 2016 ka pasur 2748 lindje më tepër, kurse në vitin 2015, plusi demografik ka qenë 2698 lindje më shumë se vdekje.
Edhe gjatë vitit 2019, rënie më e madhe e natalitetit është vërejtur në komuna me mshumicë maqedonase, por vërehet se dal ngadalë edhe komunat me shumicë shqiptare po e humbin hapin.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...