LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Për herë të parë një Papë amerikan! Robert Prevost, kreu i ri i Kishës Katolike

Nga oxhaku i Kapelës Sistine, në Vatikan, nën të cilën 133 kardinalë janë mbledhur në Konklav që nga e mërkura, 7 maj, doli tym i bardhë, në shenjë të zgjedhjes së Papës së 267-të.

Robert Prevost është zyrtarisht kreu i Kishës Katolike, duke u bërë kardinali i parë amerikan që zgjidhet Papë.

Ai është Papa i 267-të i Kishës Katolike. Udhëheqësi i ri i 1.4 miliardë katolikëve të botës do të njihet si Leo XIV. Pak më herët, nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i bardhë, që u prit me brohoritje nga qindra qytetarët e pranishëm në shesh.

Papa i ri, kardinali amerikan Robert Francis Prevost, do të njihet me emrin Papa Leo XIV.

Çka pritet të ndodh tani?

Pasi të zgjidhet papa, dekani i Kolegjit të Kardinalëve e pyet atë: “A e pranoni zgjedhjen tuaj kanonike si pontifi suprem?”

Nëse ai pranon, duhet të vendosë emrin e tij papnor. Kardinalët pastaj do t’i zotohen për besnikëri papës së ri.

Më pas, ai do të çojë në Dhomën ngjitur të Lotëve, ku do të ndërrojë veshjen e tij të kuqe të kardinalit me rrobën e bardhë papnore. Zakonisht, rrobat papnore përgatiten më herët në madhësi të vogël, të mesme dhe të madhe.

Këtë herë mendohet se Vatikani po riciklon rrobat e përdorura në konklavat e mëparshme.

Papa i ri pastaj shoqërohet në ballkonin kryesor të Bazilikës së Shën Pjetrit për të përshëndetur turmat, ku do të shqiptohen fjalët e famshme: “Habemus Papam” (Kemi një Papë).

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button