Për inat të Amerikës, turqit,në vend të Coca Cola-s pijnë dhallë

“Nëse SHBA ka iPhone, ekziston Samsungu në anën tjetër”.

Pas kësaj deklarate të bërë nga presidenti Erdogan, shume turq janë lëshuar të thyejnë celularet e tyre, madje edhe ta dokumentojnë këtë me video. Pamjet u publikuan disa ditë më parë nga mediat nderkombetare.

Por se fundmi turqit kane marrë tjetër vendim.

Federata Turistike e Restoranteve dhe Fabrikave të bukës kërkoi që qyetarët të bojkotojnë, të mos blejnë dhe të mos konsumojnë asnjë produkt me origjinë nga SHBA.

Aykut Yenice, kryetari i federatës u bëri thirrje anëtarëve, por edhe konsumatorëve për t’u bashkuar me bojkotin duke njoftuar synimin e tyre për të ndaluar shitjen e të gjitha pijeve të gazuara, produkteve të pastrimit dhe ushqimeve amerikane.

“Një direktivë që përcakton politikën e re u dërgua te të gjithë anëtarët”, tha ai.

Kryetari i një nga shoqatave profesionale më të mëdha në Turqi u shpreh gjithashtu se thirrja për të miratuar një politikë të tillë kishte ardhur nga vetë anëtarët.

“Ne i kemi bërë thirrje të gjithë anëtarëve për t’u bashkuar me rezistencën kundër politikave të SHBA-së. Ne sugjerojmë konsumimin e pijeve të gazuara turke, kos, dhallë, ajran dhe shalgam në vend të pijeve të gazuara të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara si Coca-Cola, etj”.

Ajran është një pije e bërë nga kosi e ngjashme me dhallën, ndërsa shalgam bëhet nga shtrydhja e rrepave të kuqe.

“Ne të gjithë e dimë se produktet e SHBA shkaktojnë dhjamosje. Ne duam që kombi ynë të zbatojë standardet e shëndetshme të gatimit turk”, shtoi ai.

Anëtarët e federatës do të vënë njoftime tek bizneset e tyre që shkruajnë: “Ky biznes nuk shet produktet e SHBA”.

 

 

In : Aktuale

Loading...
loading...