Për kafe dhe pije qeveria ka harxhuar tre herë më pak se qeveria e kaluar

Qeveria ka arsyetuar sot paratë e buxhetit të harxhuara për ushqime e pije nga ministrat e saj.

“Po japim shembull të punës me llogaridhënie. Në vend të faturave të larta e të fshehta për harxhime joproduktive, sot kemi raporte publike me informacione nga bufetë e institucioneve për të gjitha kafet, çajrat apo lëngjet e pira gjatë mbledhjeve të punës me anëtarët e komisioneve, grupeve të punës, qytetarët, përfaqësuesit e sindikatave, kompanive, shoqatave, organizatave ndërkombëtare, ambasadorëve etj. Pothuajse në të gjithë ministritë faturat e tilla nënshkruhen nga ministri, i cili i shënon ato edhe në raportet e llogaridhënies. Por, mjetet shfrytëzohen nga më shumë nëpunës të administratës në takime me palët për nevoja të mbledhjeve të punës për realizimin e programit qeveritar. Prandaj disa funksionarë kanë harxhime më të larta se të tjerët”,- thuhet në sqarimin e qeverisë, nga e cila potencojnë se harxhimet e bëra në 6 muajt e parë të qeverisë janë tre herë më të ulëta se ato të qeverisë së kaluar.StrugaLajmStrugaLajm

“Po bëhen përpjekje për uljen edhe më shumë të këtyre harxhimeve me nënshkrimin e kontratave për furnizues më të lirë për pije”,- thonë nga qeveria e cila gjithashtu potencon faktin se edhe funksionarët qeveritarë kanë harxhuar për qëllime zyrtare dy herë e gjysmë më pak mjete buxhetore krahasuar me paraardhësit e tyre.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...