PËR “PATRIOTËT JUGOSLLAVË” DHE NACIONALISTËT SHQIPTARË “ARMIQ TË SHTETIT”

Si ka mundësi që një lëvizje politike të quhet kombëtare përderisa ajo është udhëhequr kryesisht nga ish-komunistët jugosllavë?

Cili nga drejtuesit e kësaj lëvizje, drejtues i partisë apo i pushtetit, deputet apo ministët, zëndëskryeministër apo kryetar komune, nuk ka qenë komunist jugosllav, funksionar pushteti, disa edhe agjentë të fshehtë UDB-së dhe të KOS-it, në ish-regjimin komunist jugosllav?

Një lëvizje politike që i përjashton, i vret dhe burgos, i shpërngul ose ua mbyll derën e politikës e të pushtetit nacionalistëve dhe i favorizon ish-komunistët, nuk mund të jetë demokratike, përparimtare, reformuese, aq më pak kombëtare.

Do të doja që dikush të më jep argumente të ndryshme nga këto, me emër dhe mbiemër për ish-funksionarët shqiptarë të periudhës së tranzicionit “demokratik” në Maqedoni, sidomos nga viti 1990-1994.StrugaLajm

Dhe, të mos harrojmë, nëse shqiptarët (brezat e ri) i njohin siç duhet përmasat e krimeve dhe të gjenocidit mbi shqiptarët nga ish-regjimi komiunist jugosllav në Maqedoni, këta “patriotë jugosllavë” që kanë shitur më vonë ide në emër të demokracisë, është dashur të dënohen si bashkëfajtorë të atij regjimi, jo të shpërblehen me pushtet në periudhën e demokracisë.

(19.VII.2020)

In : Aktuale

Loading...
loading...