Për plazhet e Strugës edhe 30 shpëtimtarë

Edhe sivjet plazhistët  do të kenë një garancë më shumë në Strugë, sepse rreth tridhjet shpëtimtarë të ujit  do të jenë të pranishëm në plazhet e Strugës .Ata  do trajnohen që të marrin pozicionin e shpëtimtarit në plazhet e Strugës në kuadër të projektit koperues  të Organizatës së Kryqit të kuq të Strugës dhe koncesionerëve të plazheve.Adhurime Dauti, sekretare e kësaj organizate në Strugë thotë se  se prej disa vitesh ka filluar ky projekt i cili promovon një qasje më garantuese për plazhistët në hapësirat e përcaktuar .Dauti, sqaron se tashmë kanë filluar aplikimet ,ndërsa, trajnimi do të zhvillohet javën e parë të qershori.Sipas saj, tashmë kjo praktikë ka gjetur edhe mbështetjen e koncesionerëve të plazheve të cilët gjatë verës i punësojnë këtë të rinj për të kryer misionin e rojës së plazhit.’’Sivjet do  përfshijen rreth 30 persona, kryesisht të rinj, për të cilët në tre vitet e ardhshme, gjatë sezonës në vazhdimësi do të ketë kontratë nga kompanitë që menaxhojnë plazhet e Strugës.Ky është një trend në të gjithë botën, sepse të keshë shpëtimtar të ujit në plazhe tregon një nivel turistik.Me këtë ne tregojmë që edhe në këtë dimension si Strugë, jemi të pregaditur për t’i pritur turistët’’, thekson ajo.Ndërkohë, një risk për plazhistët nga Kryqi Kuq përmendin larjen në lumin ‘’Drin i zi’’i cili sipas tyre është me rrezik për plazhistët sepse mungojnë një sërë parakushtesh të sigurisë si dhe shpëtimtarët.Nga ”Kryqi kuq” në Strugë të thonë se larja në këtë lum është me shumë rrisk për faktin se në të kalurën në disa raste ”DRINI” ka sjellur fund tragjik edhe për notar të zot dhe profesionist dhe jo më për amatorët që janë më shumë të rrezikuar.Edhe pse rrjedha e lumit ”Drini i Zi” që kalon në pjesën qëndrore të qytetit është e ndaluar për plazh ky fakt nuk u bën përshtypje të rinjëve të shumtë nga Struga dhe turistëve që larjen në ujrat e rrjedhshëm të këtij lumi e konsiderojn një atraksion.Por sa e sigurtë është larja në ujrat e ”Drinit” ku mungojnë një sërë parakushtesh elementare të domosdoshme sigurie, duke filluar nga mungesa e shkallëve përreth bordurave ,mungesa e shpëtimtarëve dhe elemente të tjera të domosdoshme.Vitin e kaluar shpëtimtarët e ujit në plazhet e Strugës në disa raste demonstruan profesionalizmin e tyre dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur detyrave. Ata realizuan shumë ndërhyrje të suksesshme, në plazh gjë që vërtetoi që  prezenca e tyre është e justifikuar dhe nevojshme. Këtë verë në plazhet Strugës do të jenë të angazhuar më shumë shpëtimtarë të ujit sepse do të përfshihen të gjitha plazhet në gjithë territorin e komunës së Strugës duke i përfshirë edhe ata që janë trajnuar vitet e kaluara.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...