Per shumicen qe akoma nuk e kane kuptuar saktesisht kete muhabetin e emrit te Facebook

Idaver Sherifi

Per shumicen qe akoma nuk e kane kuptuar saktesisht kete muhabetin e emrit te Facebook:

Facebook-u qe perdorim cdo dite si rrjet social/aplikacion/platforme nuk ka ndryshuar emrin. Ka ndryshuar emri i kompanise qe zoteron kete platforme, i cili deri me tani ishte i njejte pasi kishte nisur si nje rrjet social dhe me vone kompanise qe mbante emrin e njejte me rrjetin social/platformen, iu shtuan edhe platforma dhe aplikacione te reja (Instagram, Whatsapp, etj.)StrugaLajm

Me pake fjale, per ne Facebook ngelet Facebook, thjesht diku ne fund te faqes/aplikacionit te Instagram, Facebook dhe Whatsapp, ne vend te “from Facebook” do te shihni “from Meta”.StrugaLajm

Vite me pare, edhe Google e ndryshoi emrin ne Alphabet, por ne jeten tone nuk ndryshoi asgje. Pervec lajmit qe Google ka ndryshuar emrin, shumica as nuk e ka vene re diku me emrin e ri. Per perdoruesit, Google akoma Google eshte, sic Facebook do te jete Facebook!


Loading...
loading...