BLENDI PETROL
Aktuale

Për ta kaluar muajin 500 euro, paga 250 euro. Ku t’i marrim paratë tjera?

Për ta mbijetuar muajin një familje katër anëtarëshe duhet të ketë të paktën 32.418,00 denarë nëse llogaritet sipas përllogartitjeve të fundit të shportës sindikaliste, përcjell FLAKA.

Shumica e parave ose 13,408 denarë në mars ishin të nevojshme për ushqim dhe pije dhe 8,253 denarë për shpenzimet komunale dhe orenditë. Për higjienën personale janë ndarë 2,301 denarë dhe për transport, 2,349.34 denarë.

Qytetarët kanë ndarë 677 denarë për ruajtjen e shëndetit.

Rrogat neto mesatare të paguara në mars ishin 13.408 denarë, dhe për të mbijetuar muajin nevojiteshin 32.418,00 denarë.

Si janë çmimet në tregje?

Nëse shkoni në treg menjëherë në sy do t’u bien në çmimin e produkteve të rritura krahasuar me vitin e kaluar. Ndonëse shuma është 20 denarë më e shtrenjtë në tregje, në supermarket dy fishë është më shtrenjtë.

Krastaveci ka çmim më të lartë dhe varion nga 50 deri në 60 denarë për kilogram kurse më i shtrenjtë është shalqini.

Qytetarët ankohen, thonë se në krahasim me pagën, çmimet janë të shtrenjta. Tregtarët nga ana tjetër, thonë se çmimet nuk janë të shtrenjta, por njerëzit nuk kanë para.

Për të mbijetuar, qytetarët janë të obiguar të marrin kredi. Statistikat e fundit flasin se kreditimi në Maqedoni është rritur për një shifer rekorde prej 9.5%.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button