Për vrasje akuzohen tre persona në Ohër!
Tre persona nga Ohri akuzohen se janë fajtorë për incidentin me pasoja vdekjeprurëse që dje ndodhi në rrugën “Budva” në lagjen “Radojca Novçiq” të Ohrit. Bëhet fjalë për N.S (79) , Z.S (45) dhe D.S (24) të gjithë nga Ohri, kundër të cilëve policia parashtroi padi penale për vepër të kryer “vrasje”.
Sipas kumtesës së policisë, dje pasdite rreth orës 17:30 para dyqanit në udhëkryqin e rrugëve “Budva” dhe “Radojca Noviçiq” në Ohër, ka ardhur deri te shkelja e rendit dhe qetësisë publike me rrahje në të cilën nga lëndimet e marra trupore ka vdekur 58 vjeçari S,G nga Ohri.
Deri te incidenti me pasoja me vdekje ka ardhur gjatë rrahjes së tre personave të denoncuar nga njëra anë dhe të vdekurit S.G me djalin e tij M.G (29) nga ana tjetër.
Fillimisht ka ardhur deri në debat të ashpër verbal mes të vdekurit S.G dhe të denoncuarit N.S në të cilin janë përfshirë edhe djali i të vdekurit. Pas një kohe të shkurtër në vendin e ngjarjes kanë arritur dhe në rrahje janë kyçur të denoncuarit Z.S dhe D.S të cilët fizikisht e kanë sulmuar S.G duke i shkaktuar lëndime fatale në kokë.