Për zgjedhjet jepen letërnjoftimet edhe të shtunën dhe të dielën!

Gjitha departamentet për çështje administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të punojnë edhe më 14 dhe 15 tetor, me qëllim që qytetarët këto ditë të mund të nxjerrin dokumente identifikimi. “Gjitha kërkesat për nxjerrje të letërnjoftimit (i dëmtuar, humbur ose i vjedhur) me procedurë ligjore, do të miratohen urgjentisht në gjitha departamentet rajonale për çështje administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse kërkuesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik”, thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton Koha.mk. Kërkesat për letërnjoftim do të pranohen dhe miratohen urgjentisht duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30. Menjëherë pas pranimit të aplikimeve për letërnjoftim, Departamenti për informatikë do t’i përpunojë dhe do dorëzojë në sektorin përgjegjës. (koha)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...