BLENDI PETROL
Aktuale

Përkrahje për Ziadin Selën edhe nga Amerika!

Në përkrahje të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe partisë së tij nuk kanë munguar edhe ato nga SHBA-të.

Aktivistë të komunitetit dhe shoqatave shqiptaro – amerikane në mënyrë publike kanë shprehur përkrahjen për Selën dhe Aleancën për Shqiptarët, duke theksuar se ky subjekt është alterantiva e vetme e shqiptarëve në Maqedoni, që mund të bëjë një kthesë të fuqishme zhvillimi dhe avancimit të pozitës së shqiptarëve.

“Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë – Iliridës, duhet të zgjohen nga gjumi dhe të përkrahin o sot o kurrë. Se nesër do të jetë vonë. Rreshtohu edhe ti për të ardhmen tuaj dhe të familjes tënde, kombit tënd, ja kemi borxh. Shqiptarët e Iliridës kanë një dr. Ziadin Sela. Duhet tia dalim bashkë me ndihmën e votën tuaj. Ma mir sot se nesër do të jetë vonë. Jo se them unë . Por është puna dhe vendosmerija e Ziadin Selës per Atdhe .
Te priftë e mbar me ne bashkē nga Amerika. E theva nje Betim . Por kjo ndodh vetëm për shqiptaret, qe jetojn jash kufijve tê shteteve shqiptare “, ka shkruar veprimtari Sab Gashi, i cili ka theksuar se janë shumë kongresmenë, ish-zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe zyrtarë aktual të administratës amerikane që përkrahin figurën e Selës, si një politikan i ri në skenën politike në Maqedoni.

Përkrahja vjen edhe nga shoqatat në Çikago, në Nju Jork dhe në disa shtete tjera të SHBA-ve. Sela është politikani i preferuar nga zv/ndihmës sekretari amerikan Hojt Ji, gjenerali i NATO-s, Uesli Klark, kryetari i LQSHA, Joe DioGuardi dhe shumë senatorë e kongresmenë amerikan. (INA)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button